Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se për çështjen e Trustit ka marrë një numër të madh telefonatash, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, çështja e Trustit është jetike dhe Lekaj i bëri një thirrje edhe Kurtit.
“Gjendja është e rëndë në terren, kryeministër, qytetarët kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikat tuaja boshe”, shkroi Lekaj.
POSTIMI I PLOTË:
Çështja e Trustit është jetike për qytetarët dhe këtë po e them për shkak se në ditë marr me qindra thirrje telefonike për këtë çështje.
Gjendja është e rëndë në terren, kryeministër, qytetarët kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikat tuaja boshe!
Recent Comments