• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
Sunday, June 26, 2022
Kosova7
7 °c
Pristina
10 ° Mon
10 ° Tue
11 ° Wed
11 ° Thu
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Rozë
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova7
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Rozë
No Result
View All Result
Kosova7
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Ministria e Financave del me njoftim për të gjitha kategoritë përfituese nga Pako Emergjente

June 14, 2020
in Ekonomi, Lajme
Ministria e Financave del me njoftim për të gjitha kategoritë përfituese nga Pako Emergjente
Share on FacebookShare on Twitter

Pakoja emergjente fiskale në vlerë prej rreth 180 milionë euro e cila kishte për qëllim të zbus problemet ekonomike dhe sociale ende nuk ka arritur të shpërndahet te bizneset dhe punëtorët.

Kjo pako ishte miratuar në muajin mars nga Qeveria Kurti për nevoja emergjente të qytetareve dhe bizneseve.

Disa nga masat kishin filluar të zbatohen, por tani pas ardhjes së Qeverisë të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, pakoja thuhet se nuk mund të zbatohet pasi që nuk ka mjete financiare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Muharrem Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë në proces të rishikimit të buxhetit dhe se me buxhetin e rishikuar do të sigurohen fondet.

“Me buxhetin e rishikuar, i cili pritet të shkojë së shpejti për aprovim në Qeveri dhe pastaj në Kuvend, do të sigurohen fonde të mjaftueshme për implementimin e plotë të pakos fiskale emergjente”, tha Shahini.

Arsyeja e vonesave të shkaktuara deri më tani rreth Pakos fiskale emergjente, thotë Shahini, rrjedh prej faktit se disa nga masat e zotuara nuk kanë qenë të përfshira brenda linjave të buxhetit.

Po ashtu, ai shton se ka pasur edhe gabime në plotësimin e aplikacioneve të bëra nga aplikantët dhe kjo ka rritur volumin e punës së Komisionit për Shqyrtimin e Aplikimeve.

“Në buxhetin e rishikuar, përveç financimit të Pakos emergjente fiskale, do të përfshihet edhe financimi i programit për rimëkëmbje ekonomike i cili synon të rris ndjeshëm financimin e aktivitetit ekonomik në vendin tonë. Presim që buxheti i rishikuar të procedohet në Kuvend brenda disa ditësh”, thotë Shahini.

Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë të prekura pas përhapjes së koronavirusit, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, pati miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë eurosh.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës më 11 qershor, ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se nga 180 milionë euro të pakos emergjente janë shpenzuar vetëm rreth 60 milionë euro, pasi që nuk ka mjete financiare pa u bërë ndryshimet ligjore dhe rishikimi i buxhetit.

Përfaqësues të bizneseve thonë se kanë pasur ankesa të shumta që kanë ardhur nga afaristët sa i përket kompensimeve që është dashur të ju bëhen bizneseve nga pakoja emergjente për pagat e punëtorëve dhe qiranë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha për Radion Evropa e Lirë se bizneset nuk kanë marrë ndihmën e premtuar nga pakoja emergjente fiskale.

Ai thotë se nuk e dinë nëse bëhet fjale për një planifkim jo të mirëfilltë, por shton se është inkurajuese që tani qeveria e re ka thënë se do të merr për obligim të zbatojë të gjitha masat e përfshira në pakon fiskale.

“Gjatë ditëve të kaluara kemi pasur një numër të madh të ankesave të bizneseve sa i përket marrjes së kompensimit edhe për paga edhe qiranë. Masa që kishte të bënte me mbulimin e 50 për qind të shpenzimeve të qirave e nuk ishte zbatuar asnjëherë nga ana e qeverisë së kaluar”, thotë Zeka.

Ai thotë se duhet të kuptojnë të gjithë dhe të fillojnë zbatimin e masave të pakos emergjente pasi që janë të domosdoshme për mbijetesën e shumë bizneseve në Kosovë.

Derisa, pakoja e parë emergjente fiskale ende nuk është zbatuar në tërësi, qeveria e Kosovës thotë të jetë në proces për pakon e dytë fiskale e cila në fokus do të ketë rimëkëmbjen ekonomike.

Related Posts

Deputeti Shkreta pas humbjes së 50 mijë eurove: Më lini të qetë, po me shqetësoni
Lajme

Deputeti Shkreta pas humbjes së 50 mijë eurove: Më lini të qetë, po me shqetësoni

June 26, 2022
Deputetja e AAK’së i drejtohet Kurtit: Kryeministër qysh je, qysh i ke pasanikët
Lajme

Deputetja e AAK’së i drejtohet Kurtit: Kryeministër qysh je, qysh i ke pasanikët

June 26, 2022
Mirena pas skandalit për vjedhje të votave: Rinumërim nuk do të bënte keq, mund të ketë manipulim me vota edhe ndaj Behgjet Pacollit
Lajme

Ilir Mirena: Martina Berishaj më i sinqertë se Mirsad Shkreta, dihet ku i ka marrë paret

June 26, 2022
Valon Syla: O Mirsad po qysh lihen 50 mijë euro kesh në shtëpi
Lajme

Valon Syla: O Mirsad po qysh lihen 50 mijë euro kesh në shtëpi

June 26, 2022
Detaje të policisë për vjedhjen në banesën e Shkretës, hajni e hapi derën me çelës
Lajme

Detaje të policisë për vjedhjen në banesën e Shkretës, hajni e hapi derën me çelës

June 26, 2022
Lajme

Të nxehtit afrikan në Kosovë, nga java e ardhshme temperaturat arrijnë deri në kaq gradë celsius

June 26, 2022
No Result
View All Result

Recent Posts

  • Deputeti Shkreta pas humbjes së 50 mijë eurove: Më lini të qetë, po me shqetësoni
  • Deputetja e AAK’së i drejtohet Kurtit: Kryeministër qysh je, qysh i ke pasanikët
  • Ilir Mirena: Martina Berishaj më i sinqertë se Mirsad Shkreta, dihet ku i ka marrë paret
  • Valon Syla: O Mirsad po qysh lihen 50 mijë euro kesh në shtëpi
  • Detaje të policisë për vjedhjen në banesën e Shkretës, hajni e hapi derën me çelës

Recent Comments

    Archives

    • June 2022
    • May 2022
    • April 2022
    • March 2022
    • February 2022
    • January 2022
    • December 2021
    • November 2021
    • October 2021
    • September 2021
    • August 2021
    • July 2021
    • June 2021
    • May 2021
    • April 2021
    • March 2021
    • February 2021
    • January 2021
    • December 2020
    • November 2020
    • October 2020
    • September 2020
    • August 2020
    • June 2020
    • May 2020

    Categories

    • Bota
    • Ekonomi
    • Lajme
    • Politikë
    • Rozë
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    • Tjera

    Meta

    • Log in
    • Entries feed
    • Comments feed
    • WordPress.org

    Na ndiqni në Facebook

    Kërko

    No Result
    View All Result

    Kategoritë

    • Bota
    • Ekonomi
    • Lajme
    • Politikë
    • Rozë
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    • Tjera
    Kosova7

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova7.com".
    Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    Rr. William Walker nr.28, Prizren , 20000
    Mob.: +383 (0) 49 123 456
    Email: [email protected]

    © 2020 Kosova7 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

    No Result
    View All Result
    • Ballina
    • Lajme
    • Politikë
    • Bota
    • Ekonomi
    • Shëndetësi
    • Teknologji
    • Sport
    • Rozë

    © 2020 Kosova7 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

    AllEscort
    Ne përdorim cookies për tu siguruar që ju japim përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Nëse vazhdoni të përdorni këtë faqe, ne do të supozojmë se jeni të kënaqur me të.Në rregull!