• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
Sunday, June 26, 2022
Kosova7
7 °c
Pristina
10 ° Mon
10 ° Tue
11 ° Wed
11 ° Thu
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Rozë
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova7
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Rozë
No Result
View All Result
Kosova7
No Result
View All Result
Home Politikë

Javën e ardhshme prezantohen anëtarët e “Qeverisë nën hije” të PDK-së, kështu do funksionojë ajo

April 2, 2022
in Politikë
Javën e ardhshme prezantohen anëtarët e “Qeverisë nën hije” të PDK-së, kështu do funksionojë ajo
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës javën e ardhshme do t’i bëjë publikë emrat e anëtarëve të “qeverisë në hije”. Pas dy vitesh në opozitë, PDK vendosi për rikthimin e kabinetit të qeverisjes së mirë, që e kishte pasur edhe gjatë viteve 2004-2005. Përmes të njëjtës dëshirojnë të tregojnë gatishmërinë për të udhëhequr sërish dhe japin një alternativë të re për qytetarët.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi thotë për KosovaPress, se “qeveria në hije”, do të përbëhet nga disa departamente me personalitete nga jeta akademike dhe ekspertë.

“Departamentet e këtij kabineti do të jenë personalitete me rëndësi nga jeta akademike, nga fushat e ekspertizës dhe persona tjerë që kanë gatishmëri për të kontribuar në politikën e Kosovës. Kryesisht do të jenë njerëz që kanë funksione për herë të parë. Ky është edhe qëllimi ynë, ne kemi qenë të hapur, kemi folur me shumë njerëz të cilët presim të marrin drejtimin ose të jenë anëtarë të kabinetit të qeverisjes së mirë. Kabineti do të funksionojë në atë mënyrë që do të ketë një koordinator për secilin departament që do të mbulojë fushat e përgjegjësisë dhe brenda saj do të ketë numër të ekspertëve, varësisht prej llojit që ka departamenti ose segmenti që prek… Do të jetë një pasqyrë për të parë dallimin mes nesh dhe qeverisë, që ne t’i bindim qytetarët e Kosovës se PDK-ja është e gatshme të qeverisë këtë vend, duke propozuar ide dhe projekte. Por edhe kuadro që janë më profesionistë se këta që po i shohim se iu mungon ekspertiza në qeveri dhe e kanë shumë vështirë qeverisjen, e kanë paaftësi qeverisjen dhe i përcjellin shumë gafe dhe janë të pazotë në kryerjen e punëve të tyre”, thotë ai.

Gjoshi shton se personat që do të drejtojnë departamentet e “qeverisë në hije” dhe anëtarët e saj do të plotësohen në vazhdimësi.

“Ne e kemi detyrim me statut të partisë që Këshilli Drejtues të miratojë një rregullore që rregullon mënyrën e funksionimit të këtij kabineti, mënyrën e emërimit të anëtarëve, organizmit të përgjegjësive dhe fushave të këtij kabineti. Presim që javën e ardhshme, kryetari fillimisht të prezantojë departamentet e para, kryesisë që duhet të miratohen, mandej personat të cilat do t’i drejtojnë ato departamente dhe anëtarët që gjatë rrugës mund të plotësohen me ekspertë të tjerë”, thekson ai.

Sekretari organizativ i PDK-së për KosovaPress, flet edhe për punën e Qeverisë Kurti. Të njëjtën e quan të paaftë dhe skandaloze.

“Kjo qeveri është e paaftë, është përcjell me shumë skandale. E pamë që kryeministri i Kosovës lëshoi një komunikatë e cila ishte në mospërputhje dhe të pavërteta të cilën ia demantojë Qeveria e Norvegjisë, para disa ditësh ishte me zëvendëskryeministrin Bislimi, ku u përgënjeshtrua edhe nga Këshilli i Evropës. Pra kemi një joseriozitet të thellë të tyre, sot Kosova është më e izoluar në aspektin ndërkombëtar se asnjëherë tjetër. Ka marrëdhënie me fqinjët, përshirë me Shqipërinë të acaruara dhe në jetën e përditshme qytetarët po përballen me më shumë vështirësi. Kemi çmime të larta të naftës, çmime të larta të produkteve ushqimore dhe nuk kemi rritje të pagave për punëtorët apo një përkujdesje të qeverisë për ata”, shton ai.

Kritik shprehet edhe për raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, veçmas pas refuzimit të mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

“Ka qenë e panevojshme që Qeveria e Kosovës për një muaj të negociojë për modalitetet se si të mbajë zgjedhjet. Në fund papritmas sipas të gjitha gjasave përkundër negocimit ka dal me një vendim për kalkulim të votave që ka qenë refuzues. Unë mendoj se Qeveria e Kosovës duhet të jetë më bindëse karshi bashkësisë ndërkombëtare dhe mos të vjen deri te ftohja e marrëdhënieve. Të kaluarën kemi pas raste të tjera, nëse i kemi argumentet e duhura mund të bisedojmë. Ka qenë disa kritere që Kosova i ka toleruar në 2013 për të inkuadruar serbët e Kosovës në institucione, por kanë qenë vetëm për një palë zgjedhje dhe pjesë e marrëveshjes. Qeveria e Kosovës ka mundur të jetë shumë më serioze, qysh në kohën e referendumit, por edhe atëherë mbështetjen që e ka ofruar opozita ka tentuar të përdorë më shumë për ‘show’ të brendshëm sesa për forcim të Kosovës dhe bashkërendim”, deklaron ai.

Gjoshi thotë se Qeveria Kurti po fsheh edhe pagesat në importin e energjisë, ku paralajmëroi se përmes sigurimit të 40 nënshkrimeve do të formojnë komisionin hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike.

Related Posts

Osmani godet Thaçin e Pacollin: S’ka më lobim për lëkurë dhe biznese individuale
Politikë

Osmani godet Thaçin e Pacollin: S’ka më lobim për lëkurë dhe biznese individuale

April 20, 2022
Faton Peci i kundërpërgjigjet deputetit të VV-së Fatmir Humolli që i tha “s’merr vesh në bujqësi”
Politikë

Faton Peci i kundërpërgjigjet deputetit të VV-së Fatmir Humolli që i tha “s’merr vesh në bujqësi”

April 17, 2022
Ariana Musliu-Shoshi: PDK-ja e gatshme gjithmonë për zgjedhje të reja
Politikë

Ariana Musliu-Shoshi: PDK-ja e gatshme gjithmonë për zgjedhje të reja

April 11, 2022
Driton Selmanaj: Qeveria Kurti e paditur dhe arrogante, LDK e gatshme për ta sfiduar në zgjedhjet e ardhshme
Politikë

Driton Selmanaj: Qeveria Kurti e paditur dhe arrogante, LDK e gatshme për ta sfiduar në zgjedhjet e ardhshme

April 11, 2022
LDK kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Nagavcit: Arsimi nuk mund të udhëhiqet nga një ministre si ajo
Politikë

LDK kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Nagavcit: Arsimi nuk mund të udhëhiqet nga një ministre si ajo

April 9, 2022
Kur do të kthehet PDK në pushtet? Vlora Çitaku: Do ta kemi një ofertë atraktive në zgjedhjet e ardhshme
Politikë

Kur do të kthehet PDK në pushtet? Vlora Çitaku: Do ta kemi një ofertë atraktive në zgjedhjet e ardhshme

April 9, 2022
No Result
View All Result

Recent Posts

  • Deputeti Shkreta pas humbjes së 50 mijë eurove: Më lini të qetë, po me shqetësoni
  • Deputetja e AAK’së i drejtohet Kurtit: Kryeministër qysh je, qysh i ke pasanikët
  • Ilir Mirena: Martina Berishaj më i sinqertë se Mirsad Shkreta, dihet ku i ka marrë paret
  • Valon Syla: O Mirsad po qysh lihen 50 mijë euro kesh në shtëpi
  • Detaje të policisë për vjedhjen në banesën e Shkretës, hajni e hapi derën me çelës

Recent Comments

    Archives

    • June 2022
    • May 2022
    • April 2022
    • March 2022
    • February 2022
    • January 2022
    • December 2021
    • November 2021
    • October 2021
    • September 2021
    • August 2021
    • July 2021
    • June 2021
    • May 2021
    • April 2021
    • March 2021
    • February 2021
    • January 2021
    • December 2020
    • November 2020
    • October 2020
    • September 2020
    • August 2020
    • June 2020
    • May 2020

    Categories

    • Bota
    • Ekonomi
    • Lajme
    • Politikë
    • Rozë
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    • Tjera

    Meta

    • Log in
    • Entries feed
    • Comments feed
    • WordPress.org

    Na ndiqni në Facebook

    Kërko

    No Result
    View All Result

    Kategoritë

    • Bota
    • Ekonomi
    • Lajme
    • Politikë
    • Rozë
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    • Tjera
    Kosova7

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova7.com".
    Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    Rr. William Walker nr.28, Prizren , 20000
    Mob.: +383 (0) 49 123 456
    Email: [email protected]

    © 2020 Kosova7 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

    No Result
    View All Result
    • Ballina
    • Lajme
    • Politikë
    • Bota
    • Ekonomi
    • Shëndetësi
    • Teknologji
    • Sport
    • Rozë

    © 2020 Kosova7 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

    AllEscort
    Ne përdorim cookies për tu siguruar që ju japim përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Nëse vazhdoni të përdorni këtë faqe, ne do të supozojmë se jeni të kënaqur me të.Në rregull!