• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
Wednesday, August 10, 2022
Kosova7
7 °c
Pristina
10 ° Mon
10 ° Tue
11 ° Wed
11 ° Thu
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Rozë
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova7
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Rozë
No Result
View All Result
Kosova7
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Dyshime për abuzim me çmime nga tregtarët në Kosovë

October 15, 2021
in Ekonomi
Janë rritur çmimet në muajin gusht
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e produkteve elementare kanë vazhduar të shënojnë rritje ditëve të fundit. Pas rritjes së çmimit të hekurit, ka rritje edhe të çmimit të naftës, grurit, vajit, kafes, sheqerit e bukës. Ekonomistët shfaqin dyshime për keqpërdorim nga tregtarët, ndërkohë nga OEK-u thonë se rritja e çmimeve është e ndikuar nga varësia që ka vendi nga importi.

Qytetarët e Kosovës po përballen me valë të rritjes së çmimeve të produkteve elementare. Pas rritjes së çmimeve të hekurti, tani është rritur çmimi i naftës, grurit, vajit, kafes, sheqerit e bukës. Tregu kosovar i varur kryesisht nga importet i është ekspozuar tërësisht rritjes së çmimeve, duke varfëruar shportën e konsumatorëve.

Edison Jakurti, njohës i ekonomisë, shpërfaq dyshimet për keqpërdorim të çmimeve nga tregtarët.

“Çmimet po bëhen problem i madh për qytetarët e do të jenë edhe më shumë problem nëse do të ketë edhe rritje të çmimit të energjisë, siç po flitet. Ka hapësirë të madhe këtu për punën e Inspektoratit të Tregut, Departamentit të Mbrojtjes së Konsumatorit, dhe të gjitha institucioneve të tjera që mund të ndikojnë në parandalimin dhe dënimin e atyre tregtarëve që bëjnë keqpërdorim me çmime”, thotë ai.

Inflacioni në shator 2021 krahasuar me shtator 2020, sipas ASK-së, është 4.9 për qind. Por Jakurti thotë se arsyetimi se inflacioni është importuar nga vendet e BE-së nuk është plotësisht i vërtetë, pasi ka dallim mbi 44 për qind në rritje.

“Sërish rritja më e madhe në më shumë se një dekadë. Për të njëjtën periudhë, pritjet për inflacion në eurozonë janë 3.4%. Për shkak se BE-ja është partneri kryesor tregtar i Kosovës, ky krahasim është i rëndësishëm. Sepse rritja e çmimeve në Kosovë po arsyetohet me inflacion të importuar. Dallimi mbi 44% në rritje është indikator që ky arsyetim nuk është plotësisht i vërtetë”, ka thënë ai.

Një ditë më parë edhe Shoqata e Mullisëve të Kosovës ka paralajmëruar se do të ketë rritje të çmimeve të bukës, shkaku i rritjes së çmimit të miellit për 15 për qind.

Për kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, rritja e çmimeve është edhe shkak i mungesës së lëndës së parë.

“Nuk besoj që do të arrijmë ndonjëherë që të kemi grurë të mjaftueshëm për ta zgjidhur këtë problem për shkak të rrethanave që kemi dhe thatësisë. E mora shembull grurin për të treguar këtë problem që e kemi dhe çmimet e lëndës së parë që kemi. Kosova nuk ka kapacitete, është çështje e importit, por megjithatë ka produkte të tjera që tek tani kanë filluar që të marrin veten”, ka theksuar ai.

Edhe nafta ka shënuar një rritje të çmimeve gjatë ditëve të fundit, duke bërë që të ketë edhe rritje të çmimeve të transportit.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, thotë se rritja e çmimeve është e përcaktuar nga bursa dhe nga organizata OPEC.

“Dihet se çmimet në Kosovë sillen prej 1.16 disel deri në 1.20, ndërsa benzina 1.18 deri 1.25. Këto janë çmimet për momentin dhe nuk e përcaktojnë tregtarët e Kosovës, por bursa dhe OPEC-u. Ka reduktim të prodhimit dhe në momentin që ka reduktim të prodhimit, ka rritje të çmimeve”, ka thënë ai.

Sipas tij, rritje të çmimeve ka çdo ditë me shumicë, por jo edhe me pakicë.

“Shpresojmë që OPEC-u të shtojë prodhimin dhe të ulen çmimet. E kuptojmë që çmimi është i lartë, por këto imponohen nga berza”, ka thënë ai.

Rritjen e çmimeve e ka paralajmëruar edhe Banka Botërore në raportin e saj të fundit.

Tashmë vendet e rajonit dhe ato të Evropës kanë filluar të përballen me rritje të çmimeve të energjisë elektrike. Kjo ka ndikuar edhe tek 4 kompanitë e mëdha prodhuese në Kosovë që janë vetëfurnizuese të energjisë.

Related Posts

Trusti ka një lajm të mirë për të gjithë kontributdhënësit
Ekonomi

Sa para ua merr Trusti për t’jua ruajtur kursimet pensionale?!

December 19, 2021
Kanë mbetur edhe një javë: A do të merr Gjykata Kushtetuese vendimin e madh për ligjin pagave?
Ekonomi

Ligji i ri i pagave: Kaq do të jetë paga e policit, mjekut, mësimdhënësit dhe zjarrëfikësit

December 13, 2021
Ministri Murati: Treguesit janë se Kosova ka një rikuperim më të shpejt ekonomik se që pritej
Ekonomi

Ministri Murati për shtesat e pensioneve: Sot është realizuar pagesa më e madhe ndonjëherë

November 24, 2021
Janë rritur çmimet në muajin gusht
Ekonomi

Vazhdon ngritja e çmimeve, qytetarët shprehen të shqetësuar

October 20, 2021
Ja cilat janë pesë shtetet që investuan në Kosovë gjatë pandemisë
Ekonomi

Diaspora vazhdon ta mban gjallë Kosovën, për 8 muaj dërguan mbi 749 milionë euro

October 10, 2021
Nesër ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci
Ekonomi

Tetë mijë biznese u regjistruan në Kosovë me 2021

September 13, 2021
No Result
View All Result

Recent Posts

  • Rahovec: Vëllezërit i shkojnë në shtëpi ish-dhëndrit, e bëjnë për spital
  • Gjendet i vdekur një 49-vjeçar në Gjakovë
  • Borrell, mesazh të prerë Kurtit: Asociacioni të themelohet sa më shpejt
  • Haxhiu: Asnjë parti s’ka punuar më shumë për veriun sesa PDK-ja
  • Mërgimtari e la Londrën pas 37 vjetësh, çdo ditë ulet dhe e puthë tokën e Kosovës

Recent Comments

    Archives

    • August 2022
    • July 2022
    • June 2022
    • May 2022
    • April 2022
    • March 2022
    • February 2022
    • January 2022
    • December 2021
    • November 2021
    • October 2021
    • September 2021
    • August 2021
    • July 2021
    • June 2021
    • May 2021
    • April 2021
    • March 2021
    • February 2021
    • January 2021
    • December 2020
    • November 2020
    • October 2020
    • September 2020
    • August 2020
    • June 2020
    • May 2020

    Categories

    • Bota
    • Ekonomi
    • Lajme
    • Politikë
    • Rozë
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    • Tjera

    Meta

    • Log in
    • Entries feed
    • Comments feed
    • WordPress.org

    Na ndiqni në Facebook

    Kërko

    No Result
    View All Result

    Kategoritë

    • Bota
    • Ekonomi
    • Lajme
    • Politikë
    • Rozë
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    • Tjera
    Kosova7

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova7.com".
    Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    Rr. William Walker nr.28, Prizren , 20000
    Mob.: +383 (0) 49 123 456
    Email: [email protected]

    © 2020 Kosova7 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

    No Result
    View All Result
    • Ballina
    • Lajme
    • Politikë
    • Bota
    • Ekonomi
    • Shëndetësi
    • Teknologji
    • Sport
    • Rozë

    © 2020 Kosova7 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

    Ne përdorim cookies për tu siguruar që ju japim përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Nëse vazhdoni të përdorni këtë faqe, ne do të supozojmë se jeni të kënaqur me të.Në rregull!