• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
Wednesday, August 10, 2022
Kosova7
7 °c
Pristina
10 ° Mon
10 ° Tue
11 ° Wed
11 ° Thu
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Rozë
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova7
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Rozë
No Result
View All Result
Kosova7
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Çmime të larta për shportën e varfër të konsumatorit kosovar

July 20, 2021
in Ekonomi
Çmime të larta për shportën e varfër të konsumatorit kosovar
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e konsumit, të cilat kanë shënuar rritje gjatë muajve të fundit në Kosovë, kanë shtrenjtuar shumë shportën mujore, thonë qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë.

“Është shqetësuese kjo ngritje, rrogat janë të vogla, 150 dhe 180 euro. Qeveria do të duhej të ndërmerrte veprime që të ndalohet ngritja e çmimeve”, thotë Hasan Bekteshi.

Lëvizje të çmimeve, sipas tij, kanë pasur: qumështi, gjalpi, djathi e shumë produkte të tjera elementare.

Ngjashëm shprehet edhe Miradije Ziberi:“Çmimet janë rritur, më shumë këto bazike, ushqimet elementare që janë shumë të nevojshme. Këto që janë të luksit edhe po të shtrenjtohen, nuk është problem. Nuk është ngritur çmimi i bukës që është me rëndësi, por ngritje ka”.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ka qenë më i lartë me një mesatare prej 2.4 për qind në qershor, krahasuar me muajin qershor 2020.Ngritje më e madhe e çmimeve në Kosovë, sipas ASK-së, është vërejtur te vajrat dhe yndyrat ushqimore. Ngritje është regjistruar edhe te buka dhe drithërat, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal, më pas te duhani dhe produkte tjera.

Masat anti-COVID-19 ndikuan në rritjen e çmimeve

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se rritjen e çmimeve të konsumit e kanë diktuar masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.Industria prodhuese, shton ai, ka punuar nën masat kufizuese, me numër më të vogël të punëtorëve, duke reduktuar kështu edhe prodhimin.Sipas tij, rritja e çmimeve të konsumit është edhe më e lartë sesa 2.4 për qind.“Në AKB vlerësojmë se inflacioni është 3 për qind. Kjo shifër është tepër e lartë karshi gjendjes dhe momentit ekonomik në të cilin po kalon vendi. Mungesa e prodhimit dhe ngritja e kërkesave me automatizëm kanë ndikuar në rritjen e çmimeve. Pandemia ka ndryshuar shumë parametra botërorë, ka ndryshuar shumë statistika edhe në tregjet globale. Kanë mbetur shumë punëtorë pa vende pune, janë reduktuar shumë vende pune, është rritur kërkesa për konsum, kurse mundësia për prodhim është reduktuar”, thotë Shahini.

Sipas Shahinit, Kosova është importuese e pothuajse të gjitha produkteve ushqimore dhe çdo ndryshim i çmimeve në tregjet globale prek edhe Kosovën.

Sipas një njoftimi të Kombeve të Bashkuara (OKB), të publikuar në muajin qershor, çmimet globale për ushqim janë rritur në baza mujore me ritmin më të shpejtë në dekadë.Sipas OKB-së, furnizimet janë prekur nga pengesat në prodhim dhe transport gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Në baza vjetore, çmimet e ushqimit janë rritur për 39.7 për qind, derisa në maj është regjistruar rritja më e madhe mujore prej tetorit të vitit 2010, sipas indeksit. Rritja më e madhe e çmimeve është vërejtur te vajrat, drithërat dhe sheqeri.

Pagat e ulëta, çmimet e larta

Gjatë vitit 2020, paga mesatare në Kosovë ka shënuar rënie. Në vitin 2020, paga mesatare bruto ishte 466 euro, derisa në vitin 2019 ishte 477 euro.

Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2020, ishte 380 euro, derisa në vitin 2019 ishte 411 euro.Udhëheqësi i Organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë për Radion Evropa e Lirë se 2.4 për qind rritje e çmimeve është e papërballueshme për xhepin e qytetarit, për shkak të pagave të ulëta.

“Nëse kësaj 2.4 për qind ia shtojmë edhe shpenzimet tjera që ndodhin këto ditë, pra nëse e marrim edhe ngritjen e çmimeve të banesave, kjo e fuqizon reagimin e konsumatorit, në veçanti konsumatorit të varfër. Pra, për këta të fundit kjo ngritje është e padurueshme”, thotë ai.Në Kosovë, ngritje ka shënuar edhe kostoja e ndërtimit. Kjo rritje është për 5.3 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas ASK-së, ngritje të çmimeve kanë shënuar materialet ndërtimore (7.9 për qind), energjia (5.5 për qind), makineritë (2.7 për qind) dhe kostot e tjera (0.6 për qind).Kjo rritje e kostos së ndërtimit automatikisht rrit edhe koston e banimit.

Rritjet e çmimeve në vendet e rajonitEdhe në vendet e rajonit ka pasur rritje të çmimeve. Në Serbi, sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave, çmimet e konsumit në qershor janë rritur për 3.3 për qind krahasuar me muajin e njëjtë në vitin paraprak.Sipas të dhënave, çmimet e transportit janë rritur më së shumti me 7.3 për qind, pasuar nga ato të ushqimit dhe pijeve joalkoolike me 4.9 për qind.

Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të Byrosë së Statistikave, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, kostoja e jetesës është rritur për 2.4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Rritjen më të madhe të çmimeve e kanë pasur restorantet dhe hotelet me 5.6 për qind, pasuar nga pijet alkoolike dhe duhani me 5.3 për qind.

Në Malin e Zi, sipas Zyrës së Statistikave, në muajin maj të këtij viti, çmimet e transportit janë rritur për 10.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.Ndërkaq, çmimet e produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike janë rritur për 2.8 për qind. Por, rritja më e madhe është shënuar në çmimet e naftës me 37.6 për qind dhe, sipas autoriteteve, deri te kjo rritje ka ardhur për shkak të inflacionit.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, në periudhën janar-maj 2021, autoritetet kanë raportuar për një rritje mesatare të çmimeve prej 1.4 për qind. Rritja e çmimeve është shënuar në ushqim dhe pije joalkoolike me 1.5 për qind, ndërkaq rritjen më të madhe të çmimeve e ka përjetuar transporti me 10.2 për qind./REL

Related Posts

Trusti ka një lajm të mirë për të gjithë kontributdhënësit
Ekonomi

Sa para ua merr Trusti për t’jua ruajtur kursimet pensionale?!

December 19, 2021
Kanë mbetur edhe një javë: A do të merr Gjykata Kushtetuese vendimin e madh për ligjin pagave?
Ekonomi

Ligji i ri i pagave: Kaq do të jetë paga e policit, mjekut, mësimdhënësit dhe zjarrëfikësit

December 13, 2021
Ministri Murati: Treguesit janë se Kosova ka një rikuperim më të shpejt ekonomik se që pritej
Ekonomi

Ministri Murati për shtesat e pensioneve: Sot është realizuar pagesa më e madhe ndonjëherë

November 24, 2021
Janë rritur çmimet në muajin gusht
Ekonomi

Vazhdon ngritja e çmimeve, qytetarët shprehen të shqetësuar

October 20, 2021
Janë rritur çmimet në muajin gusht
Ekonomi

Dyshime për abuzim me çmime nga tregtarët në Kosovë

October 15, 2021
Ja cilat janë pesë shtetet që investuan në Kosovë gjatë pandemisë
Ekonomi

Diaspora vazhdon ta mban gjallë Kosovën, për 8 muaj dërguan mbi 749 milionë euro

October 10, 2021
No Result
View All Result

Recent Posts

  • Rahovec: Vëllezërit i shkojnë në shtëpi ish-dhëndrit, e bëjnë për spital
  • Gjendet i vdekur një 49-vjeçar në Gjakovë
  • Borrell, mesazh të prerë Kurtit: Asociacioni të themelohet sa më shpejt
  • Haxhiu: Asnjë parti s’ka punuar më shumë për veriun sesa PDK-ja
  • Mërgimtari e la Londrën pas 37 vjetësh, çdo ditë ulet dhe e puthë tokën e Kosovës

Recent Comments

    Archives

    • August 2022
    • July 2022
    • June 2022
    • May 2022
    • April 2022
    • March 2022
    • February 2022
    • January 2022
    • December 2021
    • November 2021
    • October 2021
    • September 2021
    • August 2021
    • July 2021
    • June 2021
    • May 2021
    • April 2021
    • March 2021
    • February 2021
    • January 2021
    • December 2020
    • November 2020
    • October 2020
    • September 2020
    • August 2020
    • June 2020
    • May 2020

    Categories

    • Bota
    • Ekonomi
    • Lajme
    • Politikë
    • Rozë
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    • Tjera

    Meta

    • Log in
    • Entries feed
    • Comments feed
    • WordPress.org

    Na ndiqni në Facebook

    Kërko

    No Result
    View All Result

    Kategoritë

    • Bota
    • Ekonomi
    • Lajme
    • Politikë
    • Rozë
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    • Tjera
    Kosova7

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova7.com".
    Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    Rr. William Walker nr.28, Prizren , 20000
    Mob.: +383 (0) 49 123 456
    Email: [email protected]

    © 2020 Kosova7 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

    No Result
    View All Result
    • Ballina
    • Lajme
    • Politikë
    • Bota
    • Ekonomi
    • Shëndetësi
    • Teknologji
    • Sport
    • Rozë

    © 2020 Kosova7 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

    Ne përdorim cookies për tu siguruar që ju japim përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Nëse vazhdoni të përdorni këtë faqe, ne do të supozojmë se jeni të kënaqur me të.Në rregull!